Basha: Zgjidhim hallet e naftetareve

RTV KLAN 2019-02-02

Views 0

Qytetarëve të Ballshit, që i ftoi të jenë pjesë e protestës së 16 Shkurtit, Lulzim Basha u premton se nuk do të jetë tubimi i radhës i opozitës. Sipas tij, ky aksion do të largojë Edi Ramën nga zyra kryeministrore dhe kjo pa u mbushur 2 vjet nga zgjedhjet e 2017-s, kur të vetëm socialistët fituan 74 mandate.

Banorëve të këtij qyteti, të cilët bashkëjetojnë me naftën, ju premton kur të vijë në pushtet heqjen e taksës së karburantit që shqiptarët e paguajnë tek çdo litër karburant që blejnë.

Qytetarët me të cilët bashkëbisedoi u ankuan për keqqeverisje dhe mos përmbushje të premtimeve nga qeveria, por dhe mungesën e mbështetjes nga politika në përgjithësi.

Basha premton se do të vendoset në krye të protestës në 16 Shkurt, ndërsa shqiptarët sipas tij, duhet të marrin vetë në dorë dinamikën e saj.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS