Pas pallatit 2 mln euro, 'kumbarit' të Shkodrës i sekuestrohen mijëra hektarë tokë në plazh

Report TV 2019-02-02

Views 3

Kumbarit" të Shkodrës, biznesmenit 44-vjeçar Bardhok Pllanaj i janë sekuestruar të tjera prona në qytetin verior. Sipas burimeve të Report Tv, Pllanajt iu vendos në sekuestro një sipërfaqe e konsiderueshme toke, rreth 13 mijë m2 dhe disa makina. Prona dyshohet se është përfituar përmes falsifikimit të dokumenteve dhe korrupsionit. Pasuria e sekuestruar është; truall 922 m2 në Dobraç, tokë arë 620 m2 në Guci e Re, truall 8675 m2 në Pulaj-Plazh, por edhe tre makina, Toyota Hilux, Volksvagen Golf dhe BMW.

Në muajin dhjetor të vitit të kaluar, biznesmenit iu sekuestrua edhe një apartament 10-katësh në lagjen "Rus" me vlerë 2 milionë euro i cili dyshohet se është ndërtuar me burime financimi të paligjshme, ndërsa ndërtimi ishte pa leje (lexo ketu). Katër vite më parë Pllanaj trazoi politikën pasi opozita akuzoi maxhorancën se biznesmeni i cili kërkohej nga policia si i dyshuar për transportimin e një sasie të konsiderueshme lënde narkotike drejt Italisë, operacioni i koduar "Laguna e Vilunit", ishte fshehur në makinën e ish-deputetit Mark Frroku. Bardhok Pllanaj qëndroi vetëm pak ditë në burg pas arrestimit ne dhjetor te 2018, pasi gjykata e ndryshoi masën e sigurisë duke e lënë në detyrim paraqitje pas komplikacioneve në zemër.

Share This Video


Download

  
Report form