Ora News - Studentët e Shkodrës bashkëbisedim me pedagogët, refuzojnë kthimin në auditore

Ora News Lajme 2019-02-02

Views 2

#oranews #studenteteshkodres
Studentët që nuk i takoi Ministrja e Arsimit Besa Shahini, i takuan në orët e vona të mbrëmjes së të premtes një grup pedagogësh i Universitetit ?Luigj Gurakuqi?.

Por përpara nisjes së takimi, nuk munguan debatet dhe përplasjet me rojet private të Rektoratit që me urdhër të rektorit Adem Bekteshi tentuan fillimisht të ndalojnë pedagogët, e më pas mediat.

Situata precipitoi në momente të caktuara dhe në fund u arrit hyrja e medias, që për herë të parë pa nga afër kushtet në të cilat gjenden studentët e ngujuar të Shkodrës.

Në katin e tretë të Rektoratit, brenda auditoreve kanë improvizuar me banka dhe karrige, vendin e fjetjes dhe të qëndrimit.

Në tryeza shihen pak ushqime, pije, medikamentet për të sëmurët dhe batanijet me të cilat sfidojnë të ftohtin gjatë natës.

Bashkëbisedimi me pedagogët në fokus kishte hapat që do të ndjekin studentet e ngujuar, të cilët u shprehen të vendosur të mos lejojnë fillimin e mësimit me 4 shkurt siç është paralajmëruar, pa u plotësuar kërkesat.

Ata hodhën poshtë edhe akuzat se protesta e tyre ka prapavijë politike.

"Kanë arritur presionet deri aty ku jetoj unë ku më thonë lërë protestën, lërë ngujimin, kthehu në shkollë se nuk do të marrësh shkollën. Por unë një gjë të fortë e kam brenda vetes, kam të gjithë pedagogët me mua, kam gjithë shoqërinë me mua dhe nëse do të jem unë martirja që nuk do ta marr shkollë, mos e marrsha kurrë këtë shkollë!"

Pedagogu, Arben Prendi, duke përmendur vendimin e kolegëve të Tiranës për ngujim, la të kuptohet se edhe në Shkodër do të merren veprime nga stafet akademike, pasi vendimi i Rektoratit për rinisje të mësimit ka qenë i njëanshëm.

Arben Prendi: Ne jemi solidarizuar vazhdimisht me këto kërkesa por ndodhemi tani në një gjendje udhëkryqi mes jush që vazhdoni protestën dhe pjesës tjetër që për arsye më të ndryshmet kanë preferuar me ju rikthye herë pas here auditoreve.

Për afro 1 orë e 30 minuta zgjati takimi i studentëve të Shkodrës me pedagogët e këtij Universiteti, ndërsa janë lajmëruar hapa të tjerë nga dita e hënë kur është caktuar rinisja e procesit mësimor.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/studentet-e-shkodres-bashkebisedim-me-pedagoget-refuzojne-kthimin-ne-auditore
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form