Pa rezultat takimi me Shahinin

RTV KLAN 2019-02-01

Views 0

Pas 120 minutash takim me Ministren e Arsimit, Besa Shahini, pedagogët dolën pa një përgjigje konkrete për kërkesat e tyre.

Mungesa e rezultatit të kënaqshëm për të dyja palët u pranua edhe nga vetë Ministrja e Arsimit. Shahini shtoi se zgjidhja e problemeve te arsimit duhet të kërkohet në Universitet, pa u ndalur tek kërkesa e pedagogëve për ndryshim, apo anulim të Ligjit.

Do te jetë Asambleja e Pedagogëve që do të zhvillojë një tjetër mbledhje për të vendosur mbi qëndrimin dhe hapat e radhës.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form