Masat e ndërmarra nga Qyteti i Shkupit kundër ndotjes së ajrit, nuk po japin rezultate, vlerësojnë OJQ-të. Prania e grimcave PM10 në ajër, vazhdon të kaloj trefishin e normës së lejuar. Dhjetëra persona nga sektori civil, nën moton ?Për ajër të pastër?, bllokuan rrugën që të shpie për në deponinë Drisla, më arsyetimin se e njëjta shkakton ndotjen më të madhe të ajrit.