Apelohet vendimi që favorizoi abuzimin tek tregu Agro Ushqimor

Report TV 2019-01-31

Views 2

Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur të apelojë në Gjykatën Administrative të Tiranës, në përpjekje për të pakësuar sa më shpejt ?dëmet e rënda? që abuzimet e kryera nga Tregu Agro-Ushqimor i Tiranës po u shkaktojnë mijëra tregtarëve dhe konsumatorëve. Me një letër dërguar Eriol Roshit dhe Kastriot Selitës, kryetarët e Shkallës së Parë dhe të Apelit të Gjykatës Administrative të Tiranës, Autoriteti i Konkurrencës ka kërkuar që të lejohet procedura e përshpejtuar. Ankimimi i veçantë, i paraqitur nga Autoriteti, ka si objektiv anulimin e vendimit skandaloz, me të cilin më 13 janar gjyqtari Avni Sejdi bllokoi ekzekutimin e masave të të njëjtit Autoritet të Konkurrencës ndaj shoqërisë EKMA, pronare e Tregut Agro-Ushqimor të Tiranës, që parashikonin sjelljen në normalitet brenda 30 ditësh të tarifave dhe kushteve kontraktore ligjore për 300 tregtarë të shumicës, të cilët kanë marrë me qira magazina.

Shoqëria EKMA, aksionerë të të cilit janë monopolisti i shëndetësisë private Klodjan Allajbeu dhe Haxhi Bardhi, kushëri i ish-kryeministrit Sali Berisha, vepron që nga dhjetori 2014 në kushtet e monopolit dhe, sipas Autoritetit të Konkurrencës, kjo rrethanë i ka lejuar të abuzojë me pozicionin e saj dominues në treg duke iu imponuar tregtarëve tarifa dyfish krahasuar me ato realet dhe, në disa raste, edhe abuzive. Këto tarifa të fryra, të paguara nga tregtarët e shumicës, kanë sjellë kështu një rritje të çmimeve të frutave dhe perimeve për konsumatorët me pakicë. Në sajë të këtyre super-tarifave, shoqëria EKMA në tre vitet e fundit ka realizuar 10 miliardë lekë fitim. Ankimimi i parë ka të bëjë me të dytin, nga dy vendime kontradiktore të marra nga i njejti gjyqtar i Gjykatës Administrative, Avni Sejdi, brenda dy javësh: I pari kundër shoqërisë EKMA dhe i dyti në favor të saj.

Vendimi i parë mban datën 27 dhjetor 2018: me atë vendim, gjyqtari Avni Sejdi ka rrëzuar kërkesën e shoqërisë EKMA që të ndërpresë pagesën e gjobës dhe aplikimin e rregullave të reja të urdhëruara nga Autoriteti i Konkurrencës si ??të pabazuara në ligj e në prova??. Arsyetimi, mbi të cilin bazohet Vendimi, është se, sipas ligjit, vendimet e Autoritetit të Konkurrencës janë tituj ekzekutivë, pra të zbatueshme menjëherë nëpërmjet një zyre përmbarimore. Por më 10 janar 2019 i njëjti gjyqtar, Avni Sejdi, nxjerr një vendim të dytë, që përmbys krejtësisht konkluzionet e tij dhe, këtë herë, është në favor të shoqërisë EKMA. Gjyqtari vendos pezullimin e vendimit të Autoritetit të Konkurrencës dhe urdhëron që kushtet në Tregun Agro-Ushqimor të mbeten siç janë deri në zgjidhjen përfundimtare te çështjes, që mund të vijë edhe pas shumë vitesh.

Deri atëherë, tregtarët dhe konsumatorët duhet të vazhdojnë të paguajnë çmime më të larta dhe shoqëria pronare e Tregut të fitojë miliona euro. Duke lexuar Vendimin e dytë, argumentimi i gjyqtarit paraqitet i pabesueshëm: Meqenëse Autoriteti i Konkurrencës ka ngarkuar një zyrë përmbarimore të zbatojë vendimin e tij, sipas gjyqtarit, shoqëria EKMA A...

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS