'Juridiku', studentët mësim në kushte të vështira, 'Filologjiku' vazhdon bojkotin

Report TV 2019-01-31

Views 0

Pas zhvendosjes së procesit mësimor në ambientet e gjimnazit 'Petro Nini Luarasi', studentët e drejtësisë kanë hasur vështirësitë e para. Ata po zhvillojnë mësim në kushte tejet të vështira, pasi ambientet e gjimnazit nuk kanë kapacitet për akomodimin e tyre. Orët e leksioneve zhvillohen me 4 grupe, por vetëm një pjesë e tyre mund të qëndrojnë brenda.

Nga ana tjetër, në Fakultetin e Histori-Filologjisë, nuk zhvillohet mësim. Studentët janë të vendosur të qëndrojnë në bojkot deri në orën 16.00 të ditës së nesërme, kohë kur skadon afati që i është vendosur Ministrisë së Arsimit në lidhje me plotësimin e 8 kërkesave, ndër të cilat edhe shfuqizimi i ligjit të arsimit. Pjesa më e madhe e fakulteteve, kanë nisur normalisht mësimin. Edhe universiteti i Shkodrës ka lajmëruar se në datën 4 shkurt do të nisë i plotë procesi mësimor.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS