Parkimi në kryeqytet nuk do të bëhet vetëm me anë të mesazheve me pagesë, por edhe në bankomate të posçëm dhe me anë të aplikacioneve të ndryshme të pagesave. Vendimi u mor nga Këshilli Bashkiak në mbledhjen e radhës, ku kryebashkiaku Veliaj edhe hodhi poshtë akuzat e opozitës se Tirana parking do të jepej me koncension.
?Nuk e japim me koncension se nuk jemi çmendur që të japim një gjë që mezi e krijuam dhe që po del shumë e dobishme për Bashkinë e Tiranës, Agjencinë e parkimit ta japim me koncension! Bëhet fjalë vetëm për mënyrën e pagesës, pra për ata që janë të huaj dhe thonë, unë mund të vendos 100 lekëshin si xheton dhe të marr një faturë e ta vendos tek xhami apo ata që kanë le të themi portofole aplikacionesh elektronike në telefonin e tyre dhe paguajnë nëpërmjet AP, që mund ta kenë lidhur me llogarinë e tyre bankare".
Veliaj foli edhe për Kartën e Studentit, ku mori përispër prodhimin e saj nëse universitetet nënshkruajnë se e kanë të pamundur ta realizojnë. Rikonstruksioni i konvikteve, sipas kryebashkiakut është tashmë një prioritet i punës së tij në këtë vit. Punimet kanë nisur në ambientet e përbashkëta në 8 godina në Qytetin Studenti, ndërsa në Korrik punimet do të shtrihen në dhoma.
Tv Klan