Reme Lala nxjerr blof Bashën: I ke kërkuar bashkëpunim disa herë babait tim!

Report TV 2019-01-31

Views 2

Deputetja e Qarkut të Dibrës, Reme Lala i është përgjigjur akuzave të kreut demokrat, Lulzim Basha, në adresë të babait të saj. Nga foltorja e Kuvendit, Reme Lala tha se kreu i opozitës ka takuar dhe i ka kërkuar disa herë bashkëpunim Ymer Lalës. "Z.Basha, disa ditë më parë i the z.Balla se do t'i bije me grusht pse të përmendi emrin e vajzës, si instikt i babait. Me dashurinë për babain tim dhe krenarinë që kam se jam vajza e tij, një ditë do të tregoj sa herë ke kërkuar për të bashkëpunuar me babain tim. Do i them me data dhe me emra tyë saktë, të atyre njerëzve dhe atyre miqve të nderuar që do kenë burrërinë ta thonë hapur, sesa herë ke kërkuar takim me Ymer Lalën. Por këto do t'i them njëherë tjetër...", u shpreh Reme Lala.

Më herët, Basha akuzoi Ymer Lalën se ka blerë votat në Dibër për të nxjerrë fitues kandidatin e PS, Muharem Rama në zgjedhjet e fundit vendore.

Share This Video


Download

  
Report form