Bujar Sheshi, anëtari i Këshillit të Lartë t" />
Bujar Sheshi, anëtari i Këshillit të Lartë t"/>

Ekskluzive/ Bujar Sheshi: Nuk jam unë agjenti "Venus" i Sigurimit te Shtetit!

Ora News Emisione 2019-01-30

Views 1

#oranews #bujarsheshi #arena #dritanhila

Bujar Sheshi, anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka folur për herë të parë, në një intervistë ekskluzive për emisionin "Arena", të Dritan Hilës, në Ora News, për akuzat që janë ngritur ndaj tij. Sheshi u cilësua pak ditë më parë si ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit në kohën e komunizmit.

Intervista:

Hila: A keni qenë agjent i Sigurimit të Shtetit në gjimnaz?

Sheshi: Bëtë mirë që e filluat me këtë pyetje. E vërteta është se unë nuk kam qenë kurrë në asnjë rast bashkëpunëtor i fshehtë i Sigurimit të Shtetit. Këtë të vërtetë kam deklaruar që në momentin e parë. E kam deklaruar edhe para Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Kam nënshkruar edhe një deklaratë me rastin e kandidimit si anëtar i Këshillit, që unë nuk kam qenë ndonjëherë në shërbim të organeve të ish-Sigurimit të Shtetit si bashkëpunëtor i fshehtë.

Hila: Ka një akuzë të dytë për ju që thotë se keni punuar si oficer i sigurimit. Niset edhe nga fakti që ju keni mbaruar shkollën e lartë të sigurimit. Mbasi mbaruat shkollën e lartë punuat si operativ sigurimit apo vajtët në drejtim tjetër.

Sheshi: Unë kam mbaruar shkollën e lartë të Ministrisë së Brendshme, profil sigurim dhe e kam përfunduar atje më 12 korrik 1979 kam marrë emërimin si hetues pranë degës së punëve të brendshme. Që ditën e diplomimit janë emëruar hetues dhe nuk kam punuar asnjë ditë në Sigurimin e Shtetit shqiptar.

Sigurimi i Shtetit ishte drejtimi kryesor që merrnin kuadrot që dilnin nga Shkolla e Lartë e Ministrisë së Brendshme dhe një pjesë me sa mbaj mend unë, kaluan në hetuesi. Atëherë, hetuesia sipas ligjit 1974, ishte e unifikuar dhe ishte në varësi administrative të Ministrisë së Brendshme. Ishte drejtori më vete siç ishte drejtoria e sigurimit, drejtoria e kufirit, dhe drejtoria e hetuesisë më vete. Në vitin '83, me ligj është bërë shkëputja e Hetuesisë nga Ministria e Brendshme dhe krijimi i saj si Hetuesi e Përgjithshme njëlloj si Gjykata e Lartë dhe Prokuroria. Pra, ishte organ kushtetues.

Hila: Gjatë periudhës që keni punuar në Hetuesi, keni pasur akuza për shkelje ligji, tejkalim të masës së të drejtës, akte dhune...

Shoshi: Kam punuar rreth 5 vjet kur ishte pjesë e Ministrisë së Brendshme dhe vitet e tjera deri në 91, në Hetuesi si organ më vete nuk kam pasur asnjë lloj akuze, asnjë lloj ankese në lidhje me punën time si hetues. Mund t'ju them që periudha e ndryshimit të sistemit, përveç ndryshimeve të mëdhaja që solli dhe problemet që ndodhën nuk pati asnjë rast ku ndonjë person që kisha hetuar dhe dërguar në gjyq të më ketë akuzuar, të më ketë dalë para. Puna ime ka qenë në përputhje me ligjin. Nuk kam pasur asnjë reagim negativ.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/intervista-ekskluzive-sot-ne-arena-bujar-sheshi-perballe-dritan-hiles

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more conte...

Share This Video


Download

  
Report form