Nesër në burgjet shqiptare do të aplikohet regjimi i posaçëm ?41-bis?. Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj deklaroi se këtij regjimi do i nënshtrohen 270 të dënuar apo që janë në proces gjykimi, pasi dyshohet se vijojnë kontaktet me botën e jashtme të krimit. Deklaratat ministrja i bëri pas konferencës që u organizua sot në Tiranë ku ishte i pranishëm edhe Federico Cafiero De Raho (lexo këtu).
?Prokurori Federico Cafiero De Raho është për herë të dytë në Shqipëri për cështje që kanë të bëjnë me luftën kundër krimit. Ne kemi marrë masa në sistemin e burgjeve dhe konferenca e sotme kishte të bënte me zbatimin e regjimit ?41-bis? në burgje, që futet në fuqi nesër. Në zbatimin e këtij regjimi do të kemi mbështetjen e Italisë. Sot inspektuam sallën operacionale që është ngritur për monitorimin 24 orë të burgjeve, që të rritet siguria, të ulet korrupsioni dhe për të eliminuar rastet kur subjektet e krimit kanë kontakt me botën e jashtme. Do të marrim masat dhe do të arrijmë ti minimizojnë rastet kur krimi vijon aktivitetin edhe në burgje. Në këtë grup përfshihen 270 subjekte që pritet ti nënshtrohen këtij regjimi të posaçëm. Ka subjekte që vijojnë veprimtarinë e tyre edhe në burgje? deklaroi ajo.
Çfarë është modeli italian ?41-bis??
Sistemi ?41-bis? u aplikua për herë të parë në Itali në vitin 1992, si një nevojë dhe domosdoshmëri për të ndaluar komunikimin e të burgosurve të rrezikshëm me njerëz të jashtëm, për të mos vijuar drejtimin e organizatave mafioze. Kjo masë u prezantua në vitin 1992, kohë kur humbën jetën Giavoni Falcone dhe Paolo Boerselino, si mburojë specifike për anëtarët e grupit mafioz Cosa Nostra dhe grupe të tjera të ngjashme me të. Thelbi i regjimit ?41-bis? është nevoja për të penguar komunikimin e të burgosurve me njerëz të jashtëm. Duke bërë këtë, pengohen bosët e mafies që të kishin komunikime të mundshme me organizatat kriminale. Kështu, atyre u bllokohet mundësia që bosët të japin urdhra për vrasje dhe krime ndërkohë që ishin të burgosur.