#oranews
Komisioni parlamentar i Ekonomisë dhe Financave rrëzoi sot dekretin e Presidentit për propozimin e Bahri Shaqirit në postin e Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Fillimisht komisioni zhvilloi një seancë dëgjimore me Shaqirin, ku u njoh me prioritetet dhe vizionin e tij për drejtimin e këtij institucioni.
Lufta kundër korrupsionit, sipas Shaqirit, ?është një prioritet i reformës në drejtësi që do të reflektohet edhe në punën e KLSH-së, në rast të zgjedhjes së tij?.
Duke mbajtur si referencë standardet europiane në drejtimin e KLSH-së, Shaqiri siguroi se në rast se do të zgjidhet si kryetar i KLSH-së do të bashkëpunojë ngushtësisht me komisionin parlamentar dhe institucionet përkatëse.
Ndërsa vlerësoi integritetin moral, kryetari i komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj nënvizoi si mangësi kryesore mungesën e përvojës në fushën financiare dhe të auditit.
?Plotëson kushtin për arsimimin, ka disa kualifikime në fushën e sigurisë së marrëdhënieve ndërkombëtare. Nuk ka dënime, për shkak të funksioneve të larta që ka mbajtur, por nuk ka përvojë financiare, për organizimin dhe funksionimin e KLSH-së?, tha Ahmetaj.
Angazhimet e Shaqirit, sipas tij, ?janë të fokusuara në fushën e sigurisë, por jo në ato të parashikuara nga ligji për KLSH-në?.
?Eksperienca në legjislacionin financiar është e domosdoshme dhe e pazëvendësueshme me aftësi të tjera. Ai është larg specifikës financiare dhe të auditimit. Kështu që duke iu referuar të gjithë tagrit kushtetues të këtij komisioni, ky komision, i dërgon seancës mosmiratimin e kandidaturës së tij?, tha Ahmetaj.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/komisioni-i-ekonomise-rrezon-kandidaturen-e-bahri-shaqirit-kreun-e-klsh-se
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz