Ademi: Do t’i zgjidhim problemet në rajonin e velesit

alsatmtv 2019-01-28

Views 0

Gjuha shqipe duket se do të rikthehet në shkollat e komunës Veles dhe Çashkë. Nxënësit e ciklit fillor të cilët për disa dekada mësonin maqedonisht do të mund të arsimohen në gjuhën e tyre amtare. Këtë e paralajmëroi ministri i Arsimit Arbër Ademi pas takimit me kryetarët e dy komunave dhe banorët e kësaj pjese. Fillimisht u paralajmërua rindërtimi i shumë shkollave si dhe ndërtimi i objekteve të reja shkollore për fshatrat Kllukovec dhe Banjicë, problemet e të cilave vazhdimisht i ka raportuar Alsat.

Share This Video


Download

  
Report form