Perplasje mes studenteve te Fakultetit te Drejtesise

RTV KLAN 2019-01-28

Views 0

Ka degjeneruar në përplasje mes studentëve të ngujuar dhe atyre që duan mësim, situata e krijuar prej disa ditësh në Fakultetin e Drejtësisë.

Studentët që janë pro zhvillimit të mësimit tentuan të zhbllokonin hyrjen e fakultetit, e cila qëndron e mbyllur me karrige dhe tavolina.

Por ata kanë hasur në rezistencë nga studentët e ngujuar, të cilët duan rrëzimin e ligjit të arsimit të lartë e për këtë arsye nuk lejojnë as të tjerët të ndjekin procesin mësimor.

Nga konflikti, një studente mbeti e lënduar. Dekani i Fakultetit të Drejtësisë Artan Hoxha i kërkoi rektoratit dhe ministrisë së arsimit që të sigurojë kushte që mësimi të zhvillohet në ambiente të tjera, nëse nuk lirohen ambientet e këtij fakulteti.

Mësimi në Fakultetin e Drejtësisë është bojkotuar prej dy muajsh. E njëjta situatë është edhe në fakultetin e shkencave sociale dhe atë të Histori-Filologjisë. Ndërsa pjesa tjetër e fakulteteve vijon normalisht mësimin.

Studentet që janë pro zhvillimit të mësimit edhe te Juridiku, Shkencat Sociale dhe Histori?Filologjia kanë zhvilluar edhe protesta para rektoratit për të kërkuar zgjidhje dhe për të rikuperuar kohen e humbur për shkak të bllokimit të auditorëve, por deri tani nuk kanë gjetur zgjidhje.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form