http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, është shprehur se tashmë ka ardhur oha që të mbrojmë interesat e njerëzve dhe për të fituar sa më shumë të jetë e mundur, por shtoi se mashtrohet kushdo që mendon se është e mundur të mbahet konflikt i ngrirë në Kosovë.Vuçiç në një deklaratë për mediat serbe i është përgjigjur pyetjes se cili është kompromisi ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, që do të jetë i pranueshëm në Gjermani, cila vlerëson përpjekjen tonë për të arritur një kompromis, dhe e cila e ka njohur tashmë Kosovën brenda kufijve ekzistues.Gjithashtu presidenti serb rikujtoi se jo vetëm Gjermania, por 22 nga 27 vendet anëtare të BE-së tashmë e kanë njohur pavarësinë e Kosovës brenda kufijve të saj, për interesa të ndryshme.?Ka interesa edhe të palëve të tjera, interesa të shqiptarëve, mirëpo edhe interesa ë fuqive të mëdha të cilat nuk duan ta zgjedhin problemin. Ka edhe të tjerë që thonë se duhen ta çojnë në fund procesin e bërjes së shtetit dhe se janë të gatshëm ta paguajnë çmimin. Në këtë rast, unë i pyes serbët, sa kemi paguar në të kaluarën për shkak të politikave të gabueshme??.Gjithashtu Vuçiç ka thënë se u përpoq gjatë gjithë këtyre viteve, duke u kujdesur për të rinjtë, të ruajë paqen dhe stabilitetin, për të treguar se nuk është e mundur të mbahet konflikti i ngrirë.