Botuesit dhe librarët, që prej datës 1 janar ndodhen në një situatë kaotike. Ndryshimi që do të aplikohet për taksën ndaj librit nga 20 në 12 për qind për blerje (botues) dhe nga 0 për qind në 6 për qind për shitjet (librarët), prej 20 ditësh e bëjnë edhe më të vështirë situatën.
Për kamerën e ?Report Tv? botuesit edhe librarët tregojnë se si kjo situatë jo vetëm ka pezulluar punën e tyre gjatë këtyre ditëve, por ata nuk dinë akoma se çfarë do të bëhet në vazhdim, sepse nuk ka një interpretim të Ministrisë së Financave
?Është një gjë e papritur, sepse kur bëhet një ndryshim i tillë duhet që të shpjegohet se përse është bërë ndryshe. Këtu shtypshkrimi është 20 për qind. Ishte zero edhe u bë gjashtë, edhe nuk shpjegohet. Përveçse është një kaos se është bërë pa asnjë konsultim midis grupeve të interesit. Është diçka e paarsyeshme, sidomos pas të dhënave të fundit sa i përket leximit. Duhet që të kishim politika më në favor ndaj librit, përkundrazi del diçka që e rëndon librin. Kjo e përkeqëson gjendjen. Çmimet janë të shtrenjta. Në vend që të ketë politika për bibliotekat, libraritë që mungojnë, këtu vihet një TVSH pa asnjë shpjegim. Gati asnjë muaj është në paralizë, edhe në tatime ka paqartësi, sepse çdo ligj shoqërohet me aktet përkatëse, por nuk kanë dalë ende aktet përkatëse. Të paktën që të bëhet e qartë, se cilat janë raportet midis shtypshkronjave, botuesve edhe librarëve,? - tha botuesi dhe drejtori i Institutit të Dialogut dhe Komunikimit, Piro Misha.
Librari dhe administrator i ?Friend?s book house?, Ferhat Muhedini tha se: Unë si librar, por edhe në biseda që kam me kolegët jemi të painformuar për daljen e këtij ligji edhe për ngarkesat që ai shton mbi një libër, librashitës edhe së fundmi mbi lexuesit. Është luftuar shumë nga shoqata e botuesve për t?u tërhequr TVSH-ja mbi librin që të çohet më shumë pranë masave. Në kuadër të të nxiturit të leximit nuk vlejnë vetëm aktivitete me promocione librash, se ato mbeten aty, por kur të vijë koha për t?u blerë libri, çmimi i librit do të vijë duke u ngritur. Si një faktor ekonomie mund të jetë pozitiv, por trajtimi i diferencuar me 6 për qind njëlloj si edhe turizmi, mendoj se impakti nuk është njësoj si në libër edhe në turizëm. Vendosja e taksës 6 për qind do të bëjë frenimin e shitjes së librave, sepse detyrimisht çmimi do të rritet. Këtë e vëmë re tek numri i lexuesve që ka rënë, por edhe nga tirazhet që janë ulur.