Lëviznin në korsitë e dedikuara, policia ndëshkon drejtuesit e mjeteve

Report TV 2019-01-24

Views 0

Policia e shtetit ka shpërndarë një njoftim ku paralajmëron të gjithë drejtuesit e mjeteve të shmangin korsitë e dedikuara për shërbim publik, ku sipas saj mund të rrezikohen këmbësorët.

Ajo gjithashtu ka njoftuar se shumë drejtues mjetesh janë ndaluar për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor

Njoftimi i plotë i policisë:

?Rregullat e qarkullimit rrugor, janë për tu zbatuar nga të gjithë përdoruesit e rrugës njësoj, fakti që ka trafik dhe shi, nuk do të thotë se mund të shfrytëzosh korsitë e dedikuara për shërbim publik apo të rrezikosh këmbësorët në vendkalimin e tyre vetëm për të përfituar disa sekonda më shumë, sepse edhe mund të arrish më herët në destinacion, por me një ndryshim nga të tjerët që i binden rregullit, nëse je me fat, nëse jo mund të shkojë edhe më keq
Ditën e djeshme janë evidentuar dhe ndëshkuar një sërë drejtues mjetesh që kanë kryer shkeljet e mësipërme.
Duaje veten dhe bindu ndaj rregullit me kohë të plotë, jo vetëm kur sheh policë?.

Share This Video


Download

  
Report form