Kryeministri Rama pranon se rinovimin e kabinetit qeveritar e bëri për të shmangur surprizat në zgjedhjet e ardhshme. I pyetur nga gazeta gjermane "Die Welt" për ndryshimet e ministrave, ai bën një krahasim me Kombëtaren Gjermane të Futbollit.
"Kam ndërruar disa ministra, rreth 70 përqind prej tyre. Kemi thuajse një qeveri të re tani që po flasim. Herë pas here kemi nevojë për energji të re, për lojtarë të rinj në fushë, në mënyrë që të mos bëjmë të njëjtin gabim si kombëtarja gjermane e futbollit pas fitores së Kupës së Botës. Që u eliminua në mënyrë të turpshme që në raundin e parë pas katër vitesh".
Thotë se nuk mund të jetë i kënaqur as me arritjet si Kryeministër dhe se të njëjtin parim ndjek edhe në punën si artist.
"Nuk është më e lehtë që të menaxhosh një vend të vogël sesa të drejtosh një vend të madh, shumëkush nuk e imagjinon. Unë vazhdimisht shqyrtoj, gjykoj, marr vendime dhe zhvilloj strategji për të gjetur një mënyrë që vendi ynë të arrijë qëllimet. Të mbash postin e kryeministrit është një punë e vështirë. Por nëse do isha i kënaqur, nuk do isha i duhuri për këtë post. Është diçka që duhet të shkojë më tej. Edhe nëse vetë do isha i kënaqur, nuk do ndalesha kurrë, nuk më shkon për shtat. E njëjta gjë është në art. Unë vazhdoj të vizatoj".
Hyrja e Shqipërisë në familjen europiane, sipas tij mbetet ende një dëshirë e fortë e shqiptarëve, e motivuar edhe nga lidershipi i Kancelares Merkel.
Tv Klan