?Top Story? solli mbrëmjen e së mërkurës në Top Channel, dokumentarin për policët e vrarë, ku pjesa më e madhe e tyre, 224 efektivë, kanë rënë dëshmorë nga viti 1990 e deri më sot. Kulmi i krimeve ishte në periudhën famëkeqe të Shqipërisë, viti 1997, ku efektivët përballeshin me banda të armatosura grabitësish ose pengmarrësish.