Ora News - Deklarata Sorecës: Mos e merrni të mirëqenë vendimin e qershorit

Ora News Lajme 2019-01-22

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca përsërit mesazhin që vendet e BE-së i përcjellin qeverisë për rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

"Ajo që shtetet anëtare presin nga Shqipëria u tha qartë qershorin e kaluar: Të konsolidojë progresin në përparësitë kyçe dhe veçanërisht të japë rezultate të prekshme dhe konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në ceremoninë e hapjes së Presidencës Rumune të Këshillit të Bashkimit Evropian, e cila u mbajt në Shtëpinë e Evropës në Tiranë, ambasadori nënvizoi se reforma në drejtësi bazuar në veting po funksionon dhe është e pakthyeshme por se duhet të ketë historik i vazhdueshëm ndjekjesh penale dhe dënime përfundimtare.

Ka pasur operacione shumë inkurajuese të zbatimit të ligjit gjatë muajve të fundit, të cilat jo vetëm që duhet të vazhdojnë por edhe të ndiqen nga një historik i vazhdueshëm ndjekjesh penale dhe dënime përfundimtare. Po ashtu kohët e fundit kemi parë progres shumë të rëndësishëm lidhur me reformën në drejtësi, me piketën e ngritjes së institucioneve të reja, kjo shtron udhën për emërimin e gjyqtarëve në gjykatën e lartë si dhe për ngritjen e SPAK dhe BKH. Por ajo çka nënkupton thellësisht është se reforma e drejtësisë bazuar në veting po funksionon dhe është e pakthyeshme.

Gabim nese nuk fokusoheni- Ambasadori u shpreh se do të ishte gabim nëse Shqipëria nuk do të fokusohej këto muaj.

Soreca: "BE ka mirëpritur shumë këto zhvillime të fundit, por duhet bërë më shumë. Koha është thelbësore dhe vendimi i qershorit nuk duhet të merret i mirëqënë. Nuk ka mbetur shumë kohë deri në etapat e ndryshme të pranverës do të ishte një gabim për Shqipërinë që të mos fokusohej për të bërë gjithçka që mund të bëjë vendi gjatë muajve të ardhshëm për tu paraqitur plotësisht i përgatitur"

Apeli per dialog - Soreca: BE është e angazhuar për të ndihmuar Shqipërinë, siç tregoi vizita e komisionerit Hahn javën e shkuar, por vendi duhet të orientojë të gjitha përpjekjet e tij drejt këtij objektivi. Për këtë nevojitet një dialog konstruktiv midis të gjitha partive politike. Gatishmëria e tyre për tu bashkuar për të mirën dhe interesin e të gjithë shqiptarëve është thelbësore për të ardhmen europiane të Shqipërisë. Reforma zgjedhore për të adresuar rekomandimet e OSBE/ODIHR paraqet një mundësi të menjëhershme për të demonstruar pa mëdyshje këtë gatishmëri për marrëveshje dhe bashkëpunim ndërpartiak.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/pranvera-po-vjen-soreca-do-ishte-gabim-nese-nuk-fokusoheni

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS