Kush është mister Th-ja? Rama: Erdhi në Gjykatë dhe thoshte nuk kam prova, Berisha ka hall të madh

Report TV 2019-01-21

Views 1

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kuvend u ndal tek shpifjet. Rama tha se opozita ka shumë çështje të hapura në Gjykatë. Rama tha se ?mister Th-ja? i opozitës, shkoi në Gjykatë përballë tij dhe tha nuk kam prova. Rama nuk e përmendi me emër por la të kuptohej se bëhej fjalë për deputetin e PD, Edi Paloka, me të cilin Rama ka qenë në gjyq.

Rama: Mister Th-ja kur erdhi në Gjykatë, thoshte nuk kam prova. Ky është mister Th-ja. Këto bënte në Gjykatë Mister Th-ja. Apo ai tjetri, që thoshte se provat i kemi parë në gazeta dhe kur dënohen për shpifje thonë se na dënoi gjykata e kapur nga frika e Vettingut. Berisha ka një hall të madh sot, ishte me kokën e futur brenda supeve. Nuk fliste sot. Por me këta të dy nja 40 procese i kam unë. Po jo si Taulanti që merr 500 mijë lekë të vjetra, por gjyqe civile. Xhemal gjithë fshatrat e katundet do ti bëjmë me kompjuter nga lekët e të madhit këtu dhe birit këtu.

Share This Video


Download

  
Report form