Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Nisma e Bashkisë së Tiranës, e cila u vjen në ndihmë qytetarëve për rikontruksionin e pallateve me ?Fondin e Komuniteteve?, do të vijojë edhe gjatë 2019-s. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte sot në Njësinë 4, ku inspektoi restaurimin e fasadës së pallatit në Rr. ?Myslym Alla?.
Veliaj: Mezi pres që këtë frymë ta vazhdojmë edhe gjatë 2019-ës. Ne kemi miratuar sërish një fond për pallatet. Edhe për ata që kanë qenë ndoshta dyshues. Pallatet e tjera shohin një pallat që ka dalë në dritë dhe inkurajohen edhe ata. Më vjen mirë që pjesa më e madhe e komunitetit që kanë bashkëpunuar nuk janë bosa dhe pasanikë, janë edhe pensionistë, edhe nga komuniteti rom, egjiptian, edhe njerëz me mundësi të vogla ekonomike. Por, ku ka vullnet, ka gjithmonë një rrugëdalje.
Falë projektit të Bashkisë, 45 familjet e këtij pallati të ndërtuar para viteve ?90 dhe ku nuk ishte vënë dorë prej vitesh, do të kenë kushte më të mira jetese.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/veliaj-do-vazhdojme-me-fondin-e-komuniteteve-edhe-gjate-2019-es