U përplasën me Arta Markun, KLP rikthen dy prokurorë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-01-21

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Mes debateve të shumta, anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë votuan me shumicë votash krhimin në prokurorinë e krimeve të rënda të dy prokurorëve Besim Hajdarmataj dhe Olsian Çela.Një muaj më parë, dy ish-drejtuesit e prokurorisë së Krimeve te Rënda Olsian Çela dhe Besim Hajdarmataj fituan betejën me prokurore e përgjithshme të përkohshne, Arta Markun.Gjykata Administrative vendosi të pranojë paditë e dy prokurorëve të cilët Marku i trasferoi në rrethet Pogradec e Berat, pas një debati që u zhvillua për shortin e dosjes "Shullazi".Sipas vendimit të gjykatës dhe argumentave të anëtarëve që votuan pro, thuhej se sipas ligjit, transferimi nuk mund të bëhet pa pëlqimin e prokurorëve.Gjatë mbledhjes, kryetari i KLP, i bëri thirrje prokurorëve të aplikojnë për SPAK, pasi kjo mundësi u vjen vetëm një herë.Deri më tani, për 15 vendet vakante në SPAK, kanë aplikuar vetëm dy prokurorë.

Share This Video


Download

  
Report form