Ora News - Edhe Rruga e Kavajës me korsi të dedikuar për autobusët

Ora News Lajme 2019-01-20

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj inspektoi rehabilitimin e trotuareve në Rrugën e Kavajës. Ai tha se rikonstruksioni i plotë i trotuareve do t?i japë mundësi qytetarëve që të lirojnë aksin e dedikuar për biçikletat.

?Ndërhyrja kryesore ishte aksi qendror për biçikletat. Është një qytet që po i përqafon biçikletat, shumë të rinj po hipin mbi dyrrotakë dhe kjo është e ardhmja. Sheshi ?Skënderbej?, Kalaja e Tiranës, Pazari i Ri, Liqeni, janë objekte ikonike, por ne na duhet që lëvizshmëria jonë të jetë një pedonale cilësore, ndaj dhe jam shumë i lumtur sot që në rrugën e Kavajës po bëjmë një shtrim të të gjithë trotuareve. Do t?u kërkoj banorëve që, me të mbaruar investimin e trotuareve cilësore tek rruga e Kavajës, të lirohet aksi qendror ekskluzivisht për biçikleta, dhe pastaj të gjithë këmbësorët të përdorin dy trotuaret anësorë?, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë kërkoi mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve deri në përfundimin e punimeve. Veliaj nënvizoi se edhe 2019-ta do të jetë sërish një vit aksioni për të bërë një qytet të aksesueshëm për të gjithë.

?Dua të ftoj të gjithë banorët të tregojnë bashkëpunim, teksa mbarojmë gjysmën e mbetur për të shkuar deri tek ?21-shi?. Ne do ta përqendrojmë të gjithë vëmendjen tonë në zonat kapilare dhe lagjet. Ato zona të cilat kanë identifikuar tashmë, me Bashkinë, një hapësirë për një shesh rekreativ ose kënd lodrash, ky do të jetë prapë një vit aksioni. Ndërkohë, e gjithë ndërmarrja jonë do të fokusohet në kryqëzime, për të ulur rampat dhe për t?u siguruar që të jemi një qytet i aksesueshëm për ata që janë me karrige me rrota, për prindërit që shtyjnë karrocat me fëmijë?, tha ai.

Kryebashkiaku bëri të ditur se ashtu sikurse tek Unaza, edhe në rrugën e Kavajës do të ketë korsi të dedikuara për transportin publik.

?Një qytet i mirë, nuk është një qytet që mbron ose investon vetëm për atë 20% që ka makina, por edhe për 80% tjetër që ecën në këmbë, me biçikletë, me autobus. Kjo do të thotë se ashtu si Unaza, edhe në Rrugën e Kavajës do të kemi një korsi të dedikuar për autobusët. Brenda 2-3 vitesh në Tiranë do të jetë më e thjeshtë të shkosh me biçikletë ose me autobus, sesa me makinë, nga pika A në pikën B. Unë besoj se ky është qyteti i së ardhmes?, nënvizoi Veliaj.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/edhe-rruga-e-kavajes-me-korsi-te-dedikuar-autobuset

Share This Video


Download

  
Report form