Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Partia Demokratike kërkon largimin e Ramës dhe krijimin e një qeverie tranzitore për të garantuar zgjedhje me standarte. Vendimi është marrë në Këshillin Kombëtar, i cili u thirr për të zgjedhur kupolën drejtuese. Basha tha se largimi i qeverisë është emergjencë, ndërsa tha se PD ka detyrë të krijojë një alternativë që ngjall shpresë tek shqiptarët.
Partia Demokratike thirri Këshillin Kombëtar për të votuar për organet drejtuese të kësaj force politke, por Lulzim Basha, kishte dhe një porosi.
Ai tha se Partia Demokratike ka për detyrë të kthejë besimin tek shqiptarët, ndërsa nuk premtoi mrekulli, por normalitet që i jep fund kriminalitetit dhe rrit ekonominë.
Basha: Roli ynë, roli i demokratëve, në këtë gjendje është kritik. Nuk është aspak e ekzagjeruar të them se sot para nesh shtrohet një detyrë historike. Në këtë realitet ne duhet jo vetëm të luftojmë luftën për ndryshim, por mbi të gjitha betejën për besim, sepse pa besim nuk mund të arrijmë asgjë!
Duke folur për ekipin e ri drejtues, ai tha se qëllimi është largimi i Ramës dhe ndërtimi i alternativës fituese të PD-së.
Basha: Na pret beteja dhe përballja e madhe për demokracinë dhe shtetin ligjor duke udhëhequr protestat popullore për rrëzimin e Ramës dhe për ta shporrur këtë model njëherë e mirë nga institucionet, nga politika, nga Shqipëria.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pd-zgjedh-sot-ekipin-drejtues