Një aksident i rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku drejtuesi i një motori ka mbetur i plagosur dhe me fraktura pasi ka humbur ekuilibrin e motorit që ishte duke drejtuar. 50-vjecari me inicialet Xh.M., është plagosur dhe ndodhet në spital ku po merr ndihmën e parë. Aksidenti ka ndodhur në qendër të qytetit në afërsi të lagjes 1 maji. Nuk dihet ende identiteti i të plagosurit.