Report Tv-Rritet numri i të rinjve të prekur nga ankthi

Report TV 2019-01-17

Views 6

Rritet numri i personave të prekur nga ankthi dhe gjendja depressive. Psikiatrja Arjana Rreli thotë për Report TV se vitet e fundit vihet re se është rritur numri i të rinjve që preken nga këto probleme.

Ne shohim se rastet janë rritje, jo vetëm për shkak të ndërgjegjësimit, por edhe sepse në shoqërinë tonë ka disa faktorë stresantë që i bëjnë njerëzit lehtësisht të ngacmueshëm, që format e ankthit të shprehen në forma nga më të ndryshmet.

Arjana Rreli, psikiatre
Me rritjen e numrit të njerëzve që vuajnë nga ankthi, është bërë e mundur që edhe informacionet në lidhje më të, të jenë më të detajuara. Por shpesh, komplekset kanë shtyrë të rinjtë të marrin trajtim pa u konsultuar, që sipas psikiatres Rreli mund të rezultojë e rrezikshme.

Vetëtrajtimi i cdo probleme e sidomos i atyre me probleme të shëndetit mendor është i gabuar, sepse ka disa medikamente që krijojnë varësi.

Arjana Rreli, psikiatre
Ankthi në pjesën më të madhe të rasteve, kurohet në mënyra alternative, por sigurisht ka edhe raste kur rekomandohet përdorimi i medikamenteve.

Në momentin kur pengon mirëfunksionimin e personit dhe e bën të paaftë në aktivitetin e përditshëm duhen medikamente.

Arjana Rreli, psikiatre


Edhe vetë të rinjtë tregojnë se kanë vuajtur nga ankthi dhe sipas tyre shkak kanë qenë problemet e përditshme.

Mendoj se ankthi është tek cdo person. Cdo njeri ka caste kur ndihet në ankth. Edhe unë kam qenë një nga këto persona.

Një e re që ka vuajtur nga ankthir

Share This Video


Download

  
Report form