Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Kryetari i KQZ, Klement Zguri ka paralajmëruar kryetarët e bashkive dhe përgjegjësit e zyrës së gjendjes civile se do të kallëzohen penalisht nëse organizojnë regjistrimi fiktive për zgjedhjet e 30 qershorit.
Në një dalje për mediat, Zguri tha se ky fenomen, i cili është vërejtur në zgjedhjet e kaluara është lehtësisht i verifikueshëm dhe do të monitorohet.
Zguri: Në proceset e mëparshme zgjedhore jo vetëm vëzhguesit por edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka konstatuar se në disa bashki të vendit është përhapur fenomeni i transferimit artificial të vendbanimit të mbështetësve të atyre që kandidojnë për kryetarë të bashkive, me qëllim ndikimin e paligjshëm mbi rezultatin e votimit, nëpërmjet votave të këtyre votuesve artificialë.
Ndryshimi artificial i vendbanimit përbën shpërdorim të pastër detyre, por ka pasoja të rënda edhe mbi sistemin demokratik, sepse cënon rëndë raportin e zgjedhësve me pushtetin e zgjedhur, si atje ku votojnë zgjedhësit e zhvendosur artificialisht, ashtu dhe atje ku ata fshihen padrejtësisht nga lista.
KQZ-ja do të kallëzojë penalisht kryetarët e bashkive dhe përgjegjësit e zyrave të gjendjes civile, kurdoherë që të vihet përballë këtyre fakteve, sapo që ato të konstatohen dhe pa pritur përfundimin e procesit zgjedhor.
Zguri i bëri thirrje Ramës dhe Bashës që të deklarohen kundër këtij fenomeni.
Zguri: Ndaj unë ftoj dhe lidershipin e mazhorancës dhe atë të opozitës të deklarohen publiksht kundër, me qëllim që t?i heqin çdo mbështetje politike fenomenit.
Zgjedhjet e datës 30 qershor janë ushtrim shumë i rëndësishëm demokracie, por këtë radhë ato janë më shumë se kaq, janë gur prove për Shqipërinë në procesin e vet të integrimit në Bashkimin Evropian.
Ndërsa për zgjedhësit kishte një apel, që të kontrollojnë emrin në listën e zgjedhësve.
Zguri: I bëjmë thirrje zgjedhësve që të kontrollojnë emrin në listën elektronike të zgjedhësve të kontrollojnë emrin në faqen zyrtare të interentit të KQZ.
Deri në 21 maj 2019 është e hapur mundësia për tiu drejtuar gjendjes civile për të saktësuar të dhënat e tyre. Pas kësaj date listat bëhen përfundimtare. Zgjedhësit që nuk e kanë emrin në listë mund të votojnë vetëm me vendim gjykate.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kqz-thirrje-qytetareve-kontrolloni-emrin-ne-listen-e-zgjedhesve