Bllokohet dera te Ekonomiku, studentja: Një grup i madh kërkon të vijojë mësimin, por pengohen

Report TV 2019-01-16

Views 0

TIRANË- Në fakultetin e Ekonomisë, një pjesë e studentëve janë rikthyer në shkollë për të zhvilluar normalisht mësimin. Por ata janë penguar nga një tjetër grup studentësh, të cilët janë ngujuar prej disa ditësh brenda ambienteve universitare.

Dera kryesore e fakultetit është bllokuar me karrige e tavolina nga grupi i studentëve të ngujuar, duke e bërë të pamundur zhvillimin normalisht të mësimit.

Në një prononcim për Report Tv, një studente e cila është pro mësimit u shpreh se: Jemi për mësim, jemi një grup shumë i madh. Na është bllokuar dera. Ne nuk kemi hequr dorë nga kërkesat, por kemi kuptuar që ato duan kohë që të plotësohen. Nëse nuk ndodh kjo sërish ngrihemi në protestë.

Prej datës 7 janar grupe studentësh vazhdojnë të qëndrojnë të ngujuar brenda fakulteteve të Ekonomisë, Mjekësisë, Drejtësisë, Shkencave sociale dhe Inxhinierisë së Ndërtimit që prej disa ditësh, ndërsa pjesa tjetër kanë vazhduar procedurat për dokumentacionet e nevojshme që të përfitojnë nga uljet e tarifave dhe bursat. (LEXO KËTU)

Ata kanë deklaruar se nuk do të tërhiqen, derisa të plotësohen kërkesat e tyre, edhe pse një ditë më parë kryeministri Edi Rama deklaroi se nëpër sekretariatet e fakulteteve do të ketë dy përfaqësues nga Ministria e Arsimit dhe Ministria e Financave që do të sqarojnë për pagesën e tarifave të studentëve.

Share This Video


Download

  
Report form