Report Tv-Fruthi, specialistja e ISHP thirrje prindërve: Vaksinoni fëmijët

Report TV 2019-01-15

Views 0

9 raste të reja me fruth të paraqitura nga 1 janari pranë konsultoreve të vendit, ka sjellë edhe reagimin nga Institutin e Shëndetit Publik, specialistë të të cilit u bëjnë thirrje prindëve që të kryejnë në kohë vaksinat kundër fruthit për të minimizuar kështu mundësinë që fëmijet të preken nga virusi.

Erida Nelaj, përgjegjëse e vaksinimit në ISHP,e ftuar në emisionin ?Rreze Dielli? në Report Tv thotë ajo për të cilën duhet të shqetësohemi është vaksinimi pasi rastet e fundit të fruthit janë kryesisht fëmijë nën 2 vjeç të cilët janë të pavaksinuar. Sipas saj, ka prindër që refuzojnë të vaksinojnë fëmijët duke i vënë ata para rrezikut të pasojave edhe pas 10-15 vitesh. Megjithatë Nelaj, tha se pavarësisht një rënie të lehtë, Shqipëria ka gjithësesi një mbulim prej 93 % të popullsisë të vaksinuar nga 95% që ka qenë çka ka evituar që të ketë edhe më shumë raste, madje edhe tek të rriturit.

Ne duhet të shqetësohemi në lidhje me vaksinimin. Të paktën nga fillimi i janarit deri tani kanë qenë 9 rastet e evidentuara. Të vegjlit janë problematikë , ky është edhe shqetësimi ynë pasi rastet e fundit janë më të shumta tek fëmijët nën 2 vjeç, të pavaksinuar. Ka prindër që do ti quaj refuzues të vaksinimit , nga dyshimet që kanë, nga çfarë dëgjojnë ata, hezitojnë, frikësohen dhe e shtyjnë vaksinimin dhe kjo ka bërë që mbulesa të bjerë. Të paktën në analizën e bër 6 mujorin e parë, mbulesa ka rënë në 93%, nën 95 %. Sërish është në nivele të larta, të mos kishim këtë lloj mbulese, do të kishim akoma më shumë raste të fruthit edhe në mosha të rritura.

Erida Nelaj, përgjegjëse e vaksinimit në ISHP
Nelaj siguroi gjithashtu se të gjitha vaksinat kundër fruthit blihen nga UNICEF dhe se është e njëjta bëhet edhe në vende të tjera. Ky virus, vaksina ndaj të cilit i bëhet fëmijëve në moshën 1 dhe 5 vjeçare qëndron shumë gjatë në ajër dhe nëse nuk mbahet nën kontroll mund të ketë pasoja të rënda në shëndet.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS