Përplasi për vdekje nuse e vjehrrë, 22-vjeçari: Dolën në rrugë papritur, nuk kisha kohë të frenoja

Ora News Lajme 2019-01-15

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg Daniel Brahollari që përplasi për vdekje vjehrrë e nuse në zonën e ish-Kënetës.

Ndaj 22-vjeçarit u dha masa 'arrest me burg'. Ndërsa i riu tha në gjykatë se nuk kishte qenë me shpejtësi kur ndodhi incidenti.

Ai tregoi se në rrugën nuk kishte drita e sinjalistikë, ndaj nuk i pa dy gratë Sabrie dhe Bukurie Cufaj kur po kalonin rrugën.

Brahollari: "Nuk kishte drita dhe sinjalistikë. Isha me 40 km dhe isha mbrapa një mjeti tjetër. Në një moment mjeti përpara është hapur nga e djathta, ndërsa dy persona kaluan me shpejtësi. Mendova se mjeti më hapi krahun për të parakaluar. Kur papritur dolën dy gratë dhe nuk kisha kohë që të frenoja."

Pasi dëgjoi dëshminë e 22 vjeçarit dhe akuzat e prokurorisë, gjyqtarja vendosi të lërë të riun në qeli me masë sigurie arrest me burg.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/perplasi-vdekje-nuse-e-vjehrre-22-vjecari-dolen-ne-rruge-papritur-nuk-kisha-kohe-te-frenoja

Share This Video


Download

  
Report form