Ora News – Fjalët e fundit të Bushatit si ministër: Çështja të zgjidhet një orë e më parë

Ora News Lajme 2019-01-15

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Në kohën kur ka nisur një ?luftë e ftohtë? mes Kryeministrit Rama dhe Presidenti Meta, Ditmir Bushati vendosi të thotë fjalët e fundit para gazetarëve si Ministër i Jashtëm. Pas fjalëvve përshendetësë për bashkëpunëtorët, madje edhe për Kryeministrin, ai i kërkoi presidentit Meta që të dekretojë shkarkimin e tij të kërkuar nga kreu i qeverisë

Ministri në detyrë, Ditmir Bushati ka thënë fjalët e fundit si ministër i Jashtëm. Përpara gazetarëve ai apeloi për të ezauruar një orë e më parë procedurën kushtetuese për të dekretuar ministrin e Jashtë, post që e mori vetë kryeministri Rama.

Ditmir Bushati: E kam konsideruar që ditën e parë të punës time në këtë institucion nder dhe privilegj për të përfaqësuar vendim tim në arenën ndërkombëtare. Për këtë falënderoj kryeministrin Rama dhe partinë time.

Falënderoj ekipin e shërbimit të jashtëm, qoftë stafin diplomatik, që nga mesi i shtatorit deri në këto orët e mia të fundit në ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme që më kanë mbështetur për realizimin e disa objektivave.

Pozicioni i ministrit ka dy dimensione, kushtetues dhe politik.

Pavarësisht se nuk dha arsyet e shkarkimit të tij nga posti i Ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati u shpreh se Rama po ndryshon kursin e diplomacisë shqiptare në një kohë që vendi po përballet me sfida të panjohura për vendin.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/fjalet-e-fundit-te-bushatit-si-minister-ceshtja-te-zgjidhet-nje-ore-e-me-pare

Share This Video


Download

  
Report form