Fruthi shenon raste te reja cdo dite

RTV KLAN 2019-01-15

Views 0

Fruthi po regjistron raste të reja çdo ditë, që nga rikthimi i kësaj sëmundjeje një vit më parë. Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik, thonë se rastet janë në fëmijë të moshës nën 2 vjeç.

Rastet janë dukshëm më të pakta se një vit më parë, kur fruthi konsiderohej epidemi, por ekspertët thonë se edhe më të riskuar janë të vegjlit që vijnë në jetë nga nëna të pavaksinuara.

Për të parandaluar prekjen nga fruthi rekomandohet vaksina. Përgjatë një viti, fruthi regjistroi mbi 1000 të prekur, ndërsa 3 persona humbën jetën për shkak të komplikacioneve.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form