Një aksident automobilistik është shënuar këtë të martë në qytetin e Fierit, ku një person teksa po udhëtonte me biçikletën e tij është përplasur nga një makinë. Burime për shqiptarja.com mësojnë se aksidenti është shënuar në lagjen 15 tetori pranë një shkolle. Ndërkohë bëhet e ditur se qytetari me biçikletë ka qenë në rrugën kryesore, kur është përplasur në asfaltin e rrugës nga një mjet tip ?Opel ?me targa greke.
Nuk dihet ende identiteti, i plagosuri është dërguar në spitalin e Fierit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ende nuk dihet, po policia dhe grupi hetimor po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit.