Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Në një intervistë ekskluzive për Ora News, nipi i Klement Balilit, Rigels Balili tregon pse u vetëdorëzua
"Negociatat kanë nisur që në momentin kur na njoftuan se është plotësuar dosja dhe është gati për tu dorëzuar në gjyq. Sot bëmë të mundur dorëzimin në drejtorinë e Policisë. Nuk është arrestuar është vetëdorëzuar kam shkuar unë në zyrën e drejtorit të policisë dhe kam bërë negociatën"
Rigels Balili është kryetari i bashkisë së Delvinës, njëherësh nipi i Klement Balilit.
Intervista për Ora News
Ora News: Zoti Balili, ju keni qenë pjesë e negociatave mes policisë dhe Klement Balilit për dorëzimin e tij
Rigels Balili: Po
Ora News: Kur kanë filluar negociata?
Rigels Balili: Që në momentin që na kanë njoftuar avokatët që është plotësuar dosja dhe është gati për tu cuar në gjyq. Në momentin që dosja do të shkonte në gjyq ai ishte i gatshëm të përballej me drejtësinë. Sot kemi bërë të mundur vetëdorëzimin në polici.
Ora News: Ku ka qendruar?
Rigels Balili: Nuk pata kohë ta pyesja se ku kishte qëndruar, sepse shumë pak qëndrova, vetëm e dorëzova tek drejtori i policisë?
Ora News: Ka një paqartësi, është vetëdorëzuar apo arrestuar?
Rigels Balili: Nuk është arrestuar, është vetëdorëzuar. Kam procesverbalin, kam shkuar unë tek zyra e drejtorit, kam bërë negociatën dhe ka ardhur drejtori e ka marrë në zonën e Delvinës.
Ora News: A ka qenë e vështirë kjo negociatë dhe çfarë e kë bindur atë të dorëzohej?
Rigels Balili: Nuk ka qenë e vështirë, në momentin që dosja do të shkonte në gjyq, nuk do ti fshihej drejtësisë. Kushti i vetëm që ka qenë që të vetëdorëzohej
Ora News: Do të kërkojë gjykim të shkruaruar?
Rigels Balili: Është pyetje që i takon atij jo mua?
Ora News: Keni kërkuar garanci për jetën e tij dhe mos ekstradimin në Greq?
Rigels Balili: Nuk i trembet drejtësisë sepse është i pafajshëm. Është vetëdorëzuar, nuk është arrestuar. Nuk mund të rrintë tre vjet në paraburgim derisa dosja të shkonte në gjyq.
Ora News: Si është bërë komunikimi me të?
Rigels Balili: Nëpërmjet avokatit është komunikuar dhe avokati ka bërë negocimin me drejtorin e policisë.
Ora News: Ka qenë Ardi Veliu në momentin e vetëdorëzimit në polici?
Rigels Balili: Po, ka qenë vetë drejtori i Policisë së Shtetit.
Ora News: Keni një mesazh për autoritetet?
Rigels Balili: Drejtësia mos marrë për bazë mediat, pasi mediat i kanë vënë një titull "Eskobar", edhe ju jeni koshientë që nuk e meriton.
Ora News: Kush janë qëndrimet e Balilit për akuzat?
Rigels Balili: Nuk më takon mua, i takojnë të pandehurit.
Ora News: Mendoni se i keni bërë një shërbim drejtësisë?
Rigels Balili: Normalisht, tani që dosja është para gjykatës nuk ka pse të fshihet. Nëse është i pafajshëm të marrë pafajësinë, nëse është i fajshëm të dënohet në bazë të fakteve.
Ora News: A mendoni se ka një kosto politike për ju, pasi thoni që është vetëdorëzuar, ndërsa policia thotë është arrestuar?
Rigels Balili: Atë që pohova e them me pë...