#oranews #klementbalili
Klement Balili," /> #oranews #klementbalili
Klement Balili,"/>

Ora News - E bujshme/ Arrestohet Klement Balili, i ashtuquajturi "Eskobari i Ballkanit"

Ora News Lajme 2019-01-15

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews #klementbalili
Klement Balili, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe i cilësuar nga mediat greke si ?Eksobari i Ballkanit? është arrestuar.

"Nga sot drejtësia shqiptare merr në duart e saj një prej personave më të kërkuar të saj dhe jo vetëm" deklaroi ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj në një konferencë për të konfirmuar arrestimin e tij.

ndërsa shtoi: Kurrë nuk mund të ketë një udhëtim vullnetar të një personi të kriminalizuar në këtë nivel drejt stacioneve të policisë. Procesi është rezultat i një operacioni të gjerë dhe të thellë të ndërlikuar në bashkëpunim me partnerë të Shqipërisë që kanë mundësuar që personi në fjalë të dorëzohet në policinë e shtetit."

Dorezimi i Klement Balilit

Ishte ish kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në facebook njoftoi vetëdorëzimin e Klement Balilit.

Në adresë të Berishes ka mbërritur një mesazh nga qytetari dixhital, i cili informon se Balili është nisur për në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ndërsa thuhet se shoqërohet nga nipi i tij, Rigels Balili.

Klement Balili, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge është cilësuar nga mediat greke si ?Eksobari i Ballkanit?

Prej muajit maj të 2016 Klemend Balili, është shpallur në kërkim me vendim të Gjykatës së Athinës, që ka caktuar masën e sigurisë ?arrest me burg?. Balili arriti t?i shpëtonte prangave, ndërsa ka dyshime të forta se operacionet janë dekonspiruar nga njerëz që bashkëpunonin me trafikantin e kërkuar edhe nga DEA amerikane.

Deri më tani nuk ka asnjë informacion zyrtar lidhur me këtë fakt.

Ndërkohë në orën 12:00 pritet një konferencë e Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/berisha-dorezohet-klemend-balili-prokuroria-ora-news-nuk-kemi-dijeni

Share This Video


Download

  
Report form