stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Më shumë se dy vjet më parë emisioni ?Stop? solli me zë dhe figurë aferën e ish-kreut të gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boci, i cili i kërkonte favore seksuale një qytetareje, për një cështje gjyqësore. Në atë kohë, KLD-ja e pezulloi gjyqtarin Boci nga detyra. Por sot, Guximtar Boci, jo vetëm ka marrë pafajësinë, por kërkon edhe kthimin në detyrë.?Stop? analizon të gjitha parregullsitë në procesin ndaj Bocit,që nga mosmarrja në pyetje e gruas në audio-përgjim e deri te mosanalizimi i zërit të gjyqtarit. Për këtë rast, ka shkruar edhe drejtorja ekzekutive e ?Aleanca gjinore për zhvillim?, Mirela Arqimandriti, e cila kërkon që drejtësia të vihet në vend dhe për të gjithë.