Ora News - Konfindustria: Ndryshimi i ministrave nuk ndryshon gjendjen e vështirë ekonomike

Ora News Lajme 2019-01-13

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Konfindustria ka reaguar në lidhje me ndryshimet e fundit të kabinetit qeveritar, duke theksuar se nuk është e mjaftueshme për të tejkaluar gjendjen e vështirë ekonomike dhe krijimin e kushteve për zhvillim të qëndrueshëm.

Sipas Konfindustrisë, ndryshimet në emra ministrash, duhet të shoqërohen me analizat sektoriale dhe dhënien e zgjidhjeve strategjike tërësore për përmirësimin në thelb të politikave ekonomike, financiare, fiskale të deritashme.

Reagimi i plotë:

Konfindustria vlerëson, se ndryshimet e fundit të kabinetit qeveritar në Shqipëri janë të pamjaftueshme për të bërë të mundur tejkalimin e gjendjës së vështirë ekonomike dhe krijimin e kushteve për zhvillim të qëndrueshëm. Ndryshimet në emra ministrash, duhet të shoqërohen me analizat sektoriale dhe dhënien e zgjidhjeve strategjike tërësore për përmirësimin në thelb të politikave ekonomike, financiare, fiskale të deritashme. Janë mjaft shqetësuese vlerësimet e Bankës Botërore dhe FMN për rënie të rritjes së PBB/Prodhimit Brendshëm Bruto për vitin 2019 në nivelin e 3.6-3,7% nga 4.3-4.5% i paraqitur nga qeveria shqiptare. Ulja me pothuaj 25% e parashikimit të rritjes ekonomike të vendit, rrezikon seriozisht të gjitha objektivat e buxhetit fiskal 2019 dhe është tregues i problematikave të thella të ekonomisë shqiptare, të pamundura të zgjidhen thjesht me ndryshime individësh në poste qeveritare.

Konfindustria vlerëson, se ekonomia shqiptare po shkon me shpejtësi drejt ngurtësimit të plotë si pasojë e mungesës së konkurencës dhe monopolizimit sidomos në sektorët strategjikë të ekonomisë si karburantet, financat, bankat, portet, aeroportet, infrastruktura, energjia, etj. Pasojë e drejtpëdrejtë janë cmimet më të larta të karburanteve, energjisë për bizneset, kredidhënies, shërbimeve aeroportuale, portuale, etj. në Rajon, cilësi e dobët shërbimesh publike, arsim, shëndetësi,etj.. Rënia e rendimentit fiskal të ekonomisë dhe politikat e PPP dhe koncesioneve të privilegjuara, përfshi edhe praninë e zgjeruar të kompanive të regjistruara në parajsa fiskale, kanë sjellë rritjen faktike të borxhit publik në nivelin shqetësues të mbi 82% të PBB, më të lartin në Rajon. Roli i munguar rregullator shtetëror për tregjet strategjike, prania e burimeve të mëdha informale të financimit, niveli i lartë i paaftësisë dhe korrupsionit të institucioneve, deri në nivelin e ?kapjes së shtetit/state capture?, bën edhe më shumë të domosdoshme vendimarrjet e shpejta për ndryshim thelbësor të politikave zhvillimore qeveritare.

Vonesat në vendimarrje do të sjellin goditje të rëndë të prodhimit vendor, papunësi, rrënim të nivelit të jetesës, që janë shkak për largime masive dhe revolta qytetare me përmasa, që mund të shkojnë deri në rrezikim të qëndrueshmërisë shoqërore dhe institucionale të vendit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/konfindustria-ndryshimi-i-ministrave-nuk-ndryshon-gjendjen-e-veshtire-ekonomike

Share This Video


Download

  
Report form