Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Një grabitje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune (12 janar) në banesën e një biznesmeni në Shkozet të Durrësit.
Denoncimi është bërë nga familjarët në polici, sipas të cilëve tre persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesë dhe kanë grabitur dhe dhunuar familjarët.
Grabitja ka ndodhur në banesën e biznesmenit në fushën e transporteve, Elton Kelmendi.
Mësohet se autorët kanë lidhur familjarët, kanë rrëmbyer djalin e biznesmenit dhe më pas janë larguar duke marrë të gjitha paratë që ndodheshin në shtëpi.
Policia thotë se djali i biznesmenit është lënë i lirë pak metra pasi autorët u larguan nga banesa.
Mësohet se shuma e vjedhur është rret 10 mijë euro, ndërsa autorët janë larguar në drejtim të Shijakut duke humbur gjurmët.
Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe për identifikimin e autorëve.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/durres-grabiten-10-mije-euro-ne-nje-biznes