Pjesa dërrmuese e 140 deputetëve, si të mazhorancës, ashtu edhe të opozitës, kanë zyra të veçanta në zonat e tyre elektorale për të pritur zgjedhësit. E shtuna është dita kur ata duhet të hapin këto zyra, por nga një verifikim i thjeshtë në dy nga qarqet më të mëdha në vend, Shkodra dhe Vlora, deputetët që gjen në detyrë janë shumë pak.