Unë nuk thash për partitë shqiptare, por thash se në vet procesin dyshoj se ka një dorë të fshehur që po përpiqet ta thyejë atë dhe ne e shohim këtë në forma të ndryshme gjatë kësaj periudhe në 3 muajt e fundit, por fuqia e vullnetit të qytetarëve për të zgjidhur këtë proces është aq e fortë të mos besoj se mund të kthehet prapa, jam optimist se në ditët në vijim ky proces do të zgjidhet. Shpresoj se do të zgjidhet edhe sot? - theksoi Bujar Osmani, zv.Kryeministër