Refuzimi i Cakajt/ Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës: Vendim kombëtar.

Report TV 2019-01-10

Views 0

Pas refuzimit që presidenti Ilir Meta i bëri kandidaturës së Gent Cakajt për ministër të jashtëm të Shqipërisë, ka reaguar edhe ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Edita Tahiri. Tahiri përshëndet vendimin dhe thekson se Cakaj ishte pro prekjes së kufijve të Kosovës. Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës thotë se Gent Cakaj u nominua me djallëzi nga kryeministri Edi Rama.

?E pershendes vendimin kombetar dhe vizionar te Presidentit te Shqiperise ne mbrojtje te kufijve te Kosoves. Ai sot nuk dekretoi nje kandidate per minister te jashtem qe ishte pro prekjes se kufijve, te nominuar qellimshem dhe me djallezi nga kryeministri Rama.?-shkruan Tahiri në rrjetet sociale. Reagimi i Edita Tahirit vjen pas rolit që ajo ka patur si kryenegociatore në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Reagimit të Tahirit iu përgjigj në kohë rrufe kryeministri Edi Rama. Rama thotë se ish-ministrja kosovare u bashkua me qyqarët që përshëndesin vendimin e presidentit, që Rama e quan ?Vizionari I.M?. kryeministri thotë se është llum dhe terr që vizionarët japin si ?dashuri? për kombin.

?Ah edhe Edita Tahiri, bashkuar me ca qyqarë që salutojnë vendimin e vizionarit IM! Ah çfarë llumi mllefi e terri që "vizionarët"e kësaj kategorie e jashtëqesin si lumë dashurie për kombin! Genti e dashur Edita i meriton sulmet tuaja aq sa këta "vizionarë" emrin njeri! Po ti xhan??-shkruan Rama në rrjetet sociale.

Ditën e sotme, presidenti Ilir Meta Meta refuzoi të dekretojë Gent Cakajn si ministër të Jashtëm. Meta nuk ka dekretuar as shkarkimin e Ditmir Bushatit i cili do vijojë të qëndrojë në detyrë deri në zgjidhjen e ngërçit presidencë-qeveri. (Lexo këtu) Për këtë refuzim ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, që e ka quajtur një veprim të rrezikshëm dhe anti-kushtetues nga presidenti.

Share This Video


Download

  
Report form