Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Asambleja e Akademisë së Shkencave do të mblidhet të enjten për të caktuar datën dhe ngritjen e komisionit që do të administrojë procesin e zgjedhjes së kryesisë së re, që nga shpallja e kritereve të platformës deri te procesi i votimit të kandidatëve.
Pavarësisht se ende Ministria e Arsimit nuk ka miratuar një platformë përfundimtare për reformimin e Akademisë së Shkencave, akademikët do zhvillojnë zgjedhje me mënyrat e vjetra.
Akademiku Artan Fuga e ka quajtur puç institucional mbledhjen e 10 Janarit, pasi sipas tij bie ndesh me Statutin dhe vendimet e mëparshme të Asamblesë.
Profesor Fuga shprehet se kjo mbledhje është një tentativë për ta marrë peng Akademinë e Shkencave nga individë të caktuar. Pas presionit të bërë nga Kryeministri Rama për reformimin e Akademisë së Shkencave ose përndryshe do të bllokoheshin financimet, Ministria e Arsimit ngriti një grup punë të udhëhequr nga Skënder Gjinushi. Grupi i punës hartoi platformën për reformimin e Akademisë në kushtet e mbijetesës së institucionit.
Por Artan Fuga ka shpalosur një draft alternative me 33 pika, për të cilën Kryeministri Rama ka kërkuar që të integrohet në platformën përfundimtare për reformimin e këtij institucioni.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/neser-mblidhet-asambleja-e-akademise-se-shkencave-fuga-puc-institucional