Ekskluzive/ Gent Ibrahimi: Në SPAK më të mirët, Shkolla e Magjistraturës porta ekskluzive

Ora News Emisione 2019-01-08

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Prokurorët e SPAK-ut do të jenë më të mirë. Kështu u shpreh Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi në një intervistë ekskluzive për Ora News me gazetaren Beti Njuma.

Ibrahimi tha se ligji i krijon garanci këtyre prokurorëve.

Gent Ibrahimi: Ligji i krijon garanci që këta njerëz ti futen detyrës së re me një mentalitet të ri, me garanci të reja, me një status të ri sa i takon pagës, sigurisë për karrierën. Ne do bëjmë pjesën tonë të detyrës që aty të shkojnë më të mirët. Këta njerëz kanë qenë prokurorë, do vazhdojnë të jenë prokurorë, asgjë nuk do ndryshojë në mënyrë dramatike në jetën e tyre, por ata do veprojnë në një kontekst të ri. Në kontekstin e garancive të reja, në kontekstin e një mandati të ri, pastërtisë së figurës dhe në kontekstin e një pritshmërie të re, edhe në kontekstin e vëmendjes së shoqërisë dhe medias, për të diktuar një nivel të ri performancë për prokurorët e SPAK.

Gent Ibrahimi tha se Shkollë e Magjistraturës është porta e vetme për të hyrë në sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Ai sqaroi se ata persona që duan të jenë pjesë e drejtësisë shqiptare, pavarësisht se mund të kenë mbaruar jashtë shkollën, duhet t'i nënshtrohen 3 vjet Shkollës së Magjistraturës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ekskluzive-gent-ibrahimi-shkolla-e-magjistratures-porta-ekskluzive-te-hyre-ne-sistemin-e-drejtesise

Share This Video


Download

  
Report form