Edhe pse që më 1 janar në Shqipëri është e paligjshme që të ushtrosh aktivitetin e basteve sportive, gjatë kontrolleve në 24 orët e fundit policia ka evidentuar 4 raste në Korçë, Tropojë, Berat dhe Sarandë, për të cilat janë proceduar penalisht 7 persona.
Ajo që bie në sy është se përveç pronarëve të subjekteve ku ende lejohen lojrat e fatit, janë proceduar edhe disa persona që janë kapur duke luajtur.
Në Korçë janë proceduar 4 persona: Dritan Pino, 48 vjeç, pronari i lokalit dhe Adrian Pino, 51 vjeç, Edmond Selimllari, 43 vjeç dhe Gentian Alushi, 41 vjeç, të cilët u kapën duke luajtur.
Në Tropojë u procedua penalisht A.H., 36 vjeç, pasi në lokalin e tij u gjet një pajisje elektronike. Në Sarandë, L.Sh., 50 vjeçe pasi nga kontrolli i ushtruar në ambientet e lokalit të saj, u gjetën 5 kompjutera. Ndërsa në Berat u procedua penalisht A.H., 32 vjeç, pasi në lokalin e tij u gjet një tavolinë pokeri.
Ligji për mbylljen mesnatën e 31 dhjetorit 2018, në të gjithë territorin e Shqipërisë, kazinotë elektronike, bastet sportive, sallat e bingove, bastet on line, bastet me gara në pistë, u miratua nga Parlamenti në fund të muajit tetor të vitit të kaluar. Për më shumë detaje (LEXO KËTU)