Artan Hazizaj bleu me para në dorë një apartament në zonën e Qesarakës.Kontratën e porosisë me firmën ?Akil 2014 shpk?, e bëri te noterja Elida Magani.Por pasi e kishte rregulluar apartamentin e tij, e gjen një ditë të bllokuar e me bravë të ndryshuar nga Naim Receku. Ky i fundit, kishte marrë apartamentin e Artanit dhe disa të tjerë si pronar toke nga investitori tjetër ?Riviera shpk?. Artan Hazizaj kërkon takim me noteren, e cila i thotë, se do të flasë me 3 investitorët, që ose të marrë hyrje tjetër ose paratë.