Gazetarja Sonila Meço rikthehet përfundimisht në ekran pas një periudhe të gjatë tërheqjeje nga televizioni por kurrsesi nga profesioni i saj dhe kontakti me publikun.
Meço është bërë zyrtarisht pjesë e Ora News dhe tashmë do të drejtojë një program të vetin javor në këtë televizion.
Nesër do të fillojë emisioni ?Tempora? nën drejtimin e gazetares dhe moderatores Sonila Meço, që do të transmetohet çdo të martë në orën 21:00 në ekranin e RTV Ora News.