Report TV - Një grup studentësh vijojnë protestën para kryeministrisë

Report TV 2019-01-07

Views 0

Një grup studentësh i rikthehen sot protestave pas pushimeve të fundvitit. Nisur nga njoftimet e shpërndara në rrjetet sociale dhe nga forcat politike opozitare, në Tiranë organizimi do të nisë në çdo fakultet nga ora 09:00 deri në 10:00 dhe më pas ata do të marshojnë në këmbë në drejtim të Kryeministrisë. Ndërkohë, protesta po vijon paralelisht edhe në Korcë e Elbasan. Protesta e sotme është e para pas tri javëve nga ndërprerja për festën e Krishtlindjes dhe Vitit të ri, edhe pse qeveria ne data 30 dhjetor ka miratuar tashmë "Paktin për Universitetin" duke plotësuar një pjesë të mirë të kërkesave të studenteve.

Megjithatë ata insistojnë se kërkesat nuk janë plotësuar, ndërsa mësohet se sot ata do të kërkojnë edhe shfuqizimin e Ligjit të Arsimit të Lartë.

Share This Video


Download

  
Report form