Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Ne mbledhjen e parë plenare për këtë vit Këshilli i Lartë i Prokurorisë pritët të hap garë për prokurorët që do të jene pjesë e prokurorisë së posaçme me një mandat 9 vjeçar.
Pas konstituimit një muaj më pare, Këshilli i Lartë i Prokurorisë do ta nisë vitin 2019 me hapjen e garës për kandidatët për prokuror në Prokurorinë e Posaçme, ose siç quhet ndryshe SPAK.
Mbledhje do te zhvillohet te hënën ne ambientet e ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë ndërsa zhvillimi i saj pritet të jetë i hapur për mediat.
Mësohet se një nga pikat kryesore të rendit të ditës është hapja e garës për kandidatët për prokuror në prokurorinë e posaçme, të cilët emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
Në ligj janë parashikuar edhe kriteret që duhet të ketë një prokuror i SPAK-ut, i cili nuk caktohet në detyrë pa përmbushur parakushtet e sigurisë dhe kushtet e aftësive profesionale. Këshilli i Lartë i Prokurorisë, përpara emërimit, administron, shqyrton dhe vlerëson edhe dokumentacionin e secilit kandidat të ardhur nga Komisioni i Posaçëm i Verifikimit të Pasurisë dhe të Figurës së së Kandidatëve.
Kandidati, i cili merr një vlerësim negativ nga Komisioni i Posaçëm i Verifikimit të Pasurisë dhe të Figurës së Kandidatëve nuk mund të emërohet si prokuror në Prokurorinë e Posaçme. Vendimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë është i formës së prerë. Prokurorët emërohen në detyrë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë kanë një mandat nëntë vjeçar. Mandati pezullohet apo ndërpritet vetëm nëse Inspektori i Lartë i Drejtësisë kërkon procedim disiplinor kundër prokurorit.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/klp-hap-neser-garen-prokuroret-e-spak-ut