Sezoni turistik në Kodrën e Diellit edhe këtë vit filloi me probleme. Numri i madh i turistëve që kishte vërshuar këtë qendër rekreative e sportive mbetën të zhgënjyer për shkak të mos funksionimit të ski lifteve dhe kaosit me parkingun. Lëvizja për shpëtimin e Kodrës së Diellit, paralajmëron protesta nga java e ardhshme.